E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Rrihte vazhdimisht gruan, së fundmi iu zbulua se…
Lajme

Rrihte vazhdimisht gruan, së fundmi iu zbulua se…

Nje person është arrestuar nga Policia në Cërrik, pasi ushtronte dhunë dhe këcënonte me jetë bashkëshorten.

 

 

Specialistët për hetimin e krimit në Komisariatin e Policisë Cërrik, arrestuan në flagrancë shtetasin F.Q., 46 vjeç, banues në Cërrik.

“Ai në banesë ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij në mënyrë të vazhdueshme dhe duke e kërcënuar me jetë me një armë të ftohtë (bajonetë) e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale”, tha Policia.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan për veprat penale ” Dhunë në familje” dhe ” Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.