E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Rriten çmimet e ushqimeve për festat e fundvitit, pensionistët më të prekurit
Lajme

Rriten çmimet e ushqimeve për festat e fundvitit, pensionistët më të prekurit

Nga dita në ditë çmimet e ushqimeve të shportës rriten, por festat e fundvitit sjellin kulmin e tyre.

Pensionistët janë ata që e kanë më të vështirë të përballen me këto çmime pasi ende pa ardhur mirë festat kanë nisur me reduktimin e ushqimeve mujore.

Ata thonë se “shpërblimi” i qeverisë prej 5 mijë lekësh nuk është zgjidhje pasi nuk i ndihmon me asgjë.

Çmimet janë shumë të larta, sidomos për ne pensionistët.

Mos e pyt për çmimet ti, shtrenjt janē për ne që e kemi pensionin e vogël, ne pensionistët i biem vërdallë markatës.

Për pensionistët gjeli i detit është luks pasi çmimi i tij është i përballueshëm dhe nuk e mendojnë fare blerjen e tij.

Gjelin e detit s’e marr dot, gjeli i detit ka shku 80 mijë lekë.

Jo, gjelin s’e marrim dot me 50 mijë lekë, duhen dy pensionista dhe nuk i dihet a e marrim. Ishte sot 15 mijë lekë kg.

Dihet se çdo vit çmimet e ushqimeve rriten gjatë festave të fundvitit, por dy vitet e fundit inflacioni ka çuar në rritje ekstreme të tyre dhe kjo ka ndikuar në nivelin e jetesës, sidomos të shtresës së varfër e të mesme.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.