Rriten sërish shifrat në Itali, mbi 1400 të infektuar me COVID në 24 orët e fundit
Italia duket se është rikthyer sërish te ato ditëtv shqetësuese për shkak të numrit të infektimeve ditore me COVID-19.
Në 24 orët e fundit shifra e të infektuarve ka qenë 1444, duke shqetësuar autoritetet italiane për një valë të dytë infektimesh.
Numri i të infektuarve që nga fillimi i pandemisë ka shkuar në 266.853.
Ndërkohë në 24 orët e fundit ka patur vetëm 1 viktimë, me numrin e të vdekurve që ka shkuar në 35.473 që nga fillimi i pandemisë.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



