Rritet çmimi i gjelit të detit
Teksa disa ditë na ndajn nga Viti i Ri, çmimi i gjelit po shtrenjtohet në mënyrë të ‘frikshme’. Ky ushqim tradicional në tavolinat e shqiptarëve natën e ndërrimit të viteve, në Tiranë dhe Peqin është rritur me 200 deri në 300 lekë për kilogram.
Haxhi Isufi
XHIRO NE BALDUSHK
Bera nje xhiro ne Baldushk dhe sapo u ktheva ne shtepi.
Ika me porosi te gruas per ndonje pule apo gjel.Sapo u futa ne Vishnje majtas e djathtas tufa me gjela e pula deti, Per çdo 50 metra zjarre te ndezura dhe kazane ne pritje te rrjepjes se pulave e gjelave. I mora mbare duke i pyetur per çmimet, 14 mije leke kg i gjelit gjalle ,dhe 16 mije leke pula,Nje zog i vogel fushe sa nje mullenje 20 mije leke copa.Katunar marshalla plot , klienta tek tuk qe vinin verdalle.
-Si e ke mendjen ?-me pyeti njeri si puna ime.
-Do iki tek marketi i lagjes -i thash-aty ku blej gjate vitit,Nuk jam aq budalla qe te tallen gjelat e Baldushku me mua ,Ju Uroj gezuar Vitin e Ri tregtareve te Baldushkut dhe ti hajne te gjithe gjela, pula , zogj e pulastrena vete.
I hypa maklines i shoqeruar nga kori i gjerlave te detit…..
( Sa per njoftim nuk bleva se nuk kisha leke,…por se per festa nuk duhet tu mbushim xhepat matrapazeve.)Nuk e kam fjalen tek jorgani se sa duhen shtrire kembet, por me mire nje Vit i Ri me mend se sa nje Vit te Ri i luajtur mendsh….GEZUAR TE GJITHEVE
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



