Rritet numri i të infektuarve në Krujë, rezultojnë pozitivë edhe 11 raste të tjera
Në Krujë kanë rezultuar pozitivë me koronavirus edhe 11 raste të reja, duke e kthyer atë në një nga vatrat më të reja të virusit në Shqipëri. Burime bëjnë me dije se nga 21 tamponë që u janë marrë mostrat 11 kanë rezultuar pozitivë dhe pritet që numri të rritet frikshëm për shkak të fabrikës së këpucëve.
Mësohet se të gjitha rastet që shfaqen çdo ditë janë në zinxhirin e takimeve me të prekurit.
Deri më tani numri zyrtar që vjen nga Ministria e Shëndetësisë sa i përket numrit të të prekurve me COVID-19 në Krujë është 23.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



