E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Rritja abuzive e çmimeve, vendimi: Gjobë 5 milionë lekë
Publik News

Rritja abuzive e çmimeve, vendimi: Gjobë 5 milionë lekë

Kryeministri Edi Rama ka marrë një tjetër vendim të rëndësishëm për rritjen abuzive të çmimit nga të gjitha subjektet, për mallarat dhe produktet e çfarëdolloji.

Kush ka rritur çmimet abuzivisht, krahasuar me çmimin e tregtuar në të njëjtën periudhë kohore të vitit paraardhës, dhe nëse rritja nuk ka ardhur si pasojë e çmimit nga importi i tyre, dënohet me gjobën 5 000 000 (5 milionë) lekë për shitjen me shumicë dhe 100 000 (njëqind mijë) për shitjen me pakicë.

Në rast përsëritjeje subjektit i mbyllet veprimtaria për 6 muaj.

Njoftimi i Ramës:

Rritja abuzive e çmimit të shitjes të të gjitha mallrave dhe produkteve ushqimore, barnave, pajisjeve mjekësore dhe shërbimeve, në krahasim me çmimin e tyre në shitje të rregullt të tregtuar në muajt paraardhës nga data e hyrjes në fuqi të këtij akti normativ dhe për produktet sezonale, sipas çmimit të tregtuar në të njëjtën periudhë kohore të vitit paraardhës nga data e hyrjes në fuqi të këtij akti normativ, kur nuk vjen si pasojë e çmimit nga importi i tyre, dënohet me gjobën 5 000 000 (5 milionë) lekë për shitjen me shumicë dhe 100 000 (njëqind mijë) për shitjen me pakicë.

Në rast përsëritjeje subjektit i mbyllet veprimtaria për 6 muaj.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.