E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Rritja e çmimeve/ Ministrja e Financave: Kemi shkurtuar një pjesë të investimeve publike
Lajme

Rritja e çmimeve/ Ministrja e Financave: Kemi shkurtuar një pjesë të investimeve publike

Shqetësues rritja e inflacionit për ushqimet dhe pijet jo alkoolike!

Ministrja e Ekonomisë dhe Financave Delina Ibrahimaj deklaroi sot se qeveria ka ndërprerë një pjesë të investimeve publike dhe shpenzimeve operacionale për të krijuar një hapësirë për paketën e rezistencës sociale për shkak të rritjes së çmimeve.

“Në vitin 2021 rritja ekonomike rezultoi 8.54%. Kjo rritje ishte e shpërndarë në të gjithë sektorët ekonomikë veçanërisht në atë të ndërtimit. Edhe turizmi ka pasur një kontribut të madhl. Rritja ka ardhur si nga treguesit e konsumit të popullatës dhe nga formimi bruto i kapitalit fiks.

Duke u ndalur te administrimi fiskal reforma e fiskalizimit ka filluar ecurinë e saj pozitive. Sa i përket shifrave të biznesit të vogël mbi 80% kanë filluar procesin e fiskalizimit. Në përfundim të 6-mujorit të parë të këtij viti do përfundojë procesi i fiskalizimit për të gjitha subjektet.  

Biznesi i madh ka një total prej 554 mijë të punësuar, ose 1% më shumë se të dhënat e vitit të kaluar. Ka pasur rritje të kredidhënies dhe për muajin shkurt. Kredi dhënia ka qenë e shpërndarë në sektoret ekonomisë. Sa i përket aktivitetit të bizneseve fundi i vitit 2021 regjistroi një rritje të regjistrimit të bizneseve. Në Mars kemi rritje më shumë regjistrime se çregjistrime.

Na ka shqetësuar më shumë ecuria e inflacionit. Duke qenë se ka pasur rritje ekonomike të përshpejtuar kërkesa ka bërë që çmimet të rriten ndërsa oferta ka qenë më e munguar. Në Shqipëri çmimet kanë qenë më të kontrolluara. Shifrat më shqetësuese ka qenë rritja e inflacionit për ushqimet dhe pijet alkoolike. Presim që inflacioni të pësojë rritje në muajit në vijim.

Në fillim të vitit të presim 4% rritje ndërsa tani presim deri në 3%. Kemi shkurtuar një pjesë të investimeve publike dhe shpenzimeve operacionale për të krijuar hapësirë për paketën e rezistencës sociale”, deklaroi Ibrahimaj.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.