E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Rritja e çmimit të energjisë/ Vasili: Plan i qeverisë për të falimentuar bizneset, në interes të oligarkëve!
Publik News

Rritja e çmimit të energjisë/ Vasili: Plan i qeverisë për të falimentuar bizneset, në interes të oligarkëve!

Deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili e konsideron të qëllimshëm rritjen e çmimit të energjisë në vendin tonë. Sipas tij, ky është një plan i mirëmenduar i qeverisë për të falimentuar biznesin e vogël dhe të mesëm në interes të oligarkëve.

Me anë të një postimi në Facebook, deputeti i PL shkruan se çmimi i energjisë në vendin tonë është shumë më i lartë se Kosova, Maqedonia dhe Serbia.

Vasili thotë se rritja e qëllimshme e çmimit rrit në ekstrem varfërinë dhe i detyron njerëzit të largohen, duke i dhënë mundësi qeverisë që ta mbushë vendin me skllevër modernë.

Postimi i Petrit Vasilit:

Rritja e Çmimit te energjise falimenton bisnesin dhe largon shqiptaret, plan qe te fitoje qeveria dhe oligarket !! Ćmimi i energjise shume me i larte se Kosova Maqedonia dhe Serbia eshte vertet nje fakt flagrant dhe qe i nxjerr plotesisht bojen qeverise se Edi Rames!

Rritja e çmendur e cmimit te energjise eshte nje plan i miremenduar i qeverise per te falimentuar ne mase bisnesin e vogel dhe te mesem ne interes te oligarkeve.

Oligarket ne Shqiperi ndryshe nga cdo vend ne bote ku zoterojne sektore te caktuar, ketu kane gjithshka qe nga vaji, sheqeri mielli e deri tek nafta aeroportet, hotelet, rruget, kompanite e sigurimeve e gjithshka.

Rritja e qellimshme e çmimit rrit ne ekstrem varferine dhe i detyron njerezit te largohen, kjo i mundeson qeverise mbushjen e vendit me skllever moderne qe vine nga te kater anet e botes. Oligarket ne njeren ane dhe shpopullimi nga ana tjeter eshte ky plani afatgjate i Edi Rames, qe i smiliarda dhe mbushjen e Shqiperise me bangladeshas pa vote e pa goje. Planet e zeza te qeverise jane mjaft te qarta eshte koha sot me shume se kurre per te thene: Mjaft më!

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.