E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Rritje e ndjeshme e të infektuarve/ 1054 raste të reja me koronavirus!
Publik News

Rritje e ndjeshme e të infektuarve/ 1054 raste të reja me koronavirus!

Pandemia e koronavirusit ka shënuar një rritje të ndjeshme të të infektuarve ditor në vendin tonë. Ministria e Shëndetësisë njofton se këtë të martë janë regjistruar 1054 raste të reja nga 7.256 testime të kryera në total.

Aktualisht janë 10,088 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin. Fatkeqësisht në 24 orët e fundit, 3 qytetarë nuk kanë mundur të fitojnë betejën me koronavirusin.

Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 96 pacientë, nga të cilët 18 janë në gjendje më të rënduar.

Numri i të shëruarve është në rritje pasi këtë të martë u raportuan 496 pacientë të shëruar. Që nga fillimi i pandemisë, 133.801 qytetarë ia kanë dalë në “betejën” me koronavirusin.

Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë:

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 7,256 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 1054 qytetarë, në këto bashki: 303 raste në Tiranë, 157 raste në Shkodër, 60 raste në Durrës, 47 raste në Vlorë, 42 raste në Lezhë, 38 raste në Kavajë, 31 raste në Kurbin, 26 raste në Lushnje, Elbasan, 24 raste në Korçë, 22 raste në Fier, Sarandë, 21 raste në Berat, 17 raste në Gjirokastër, 15 raste Malësi e Madhe, Krujë, 13 raste në Kamëz, Bulqizë, 12 raste në Rrogozhinë, Mat, 11 raste në Peqin, 10 raste në Kukës, 8 raste në Dibër, Divjakë, 7 raste në Himarë, Pogradec, Kuçovë, Prrenjas, 6 raste Vau i Dejës, Patos, Tepelenë, Cërrik, 5 raste në Memaliaj, Dimal, Librazhd, 4 raste në Has, Tropojë, Përmet, Gramsh, 3 raste në Shijak, Konispol, 2 raste në Mirditë, Vorë, 1 rast në Pukë, Fushë-Arrëz, Mallakastër, Selenicë, Këlcyrë, Devoll, Skrapar, Poliçan.

Aktualisht janë 10,088 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin. Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 96 pacientë, nga të cilët 18 janë në gjendje më të rënduar. Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit nuk e kanë fituar betejën me COVID19 tre qytetare: Një qytetare 78 vjeç nga Kavaja, një qytetare 79 vjeç nga Tirana dhe një qytetare 87 vjeç nga Vlora. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve. Janë shëruar 469 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 133,801 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (31 Gusht 2021)

Raste të reja ditore       1054
Të shëruar në 24 orë      469
Të shtruar në spitale        96
Humbje jete në 24 orë       3
Testime ditore             7,256
Testime totale       1,047,380
Raste pozitive          146,387
Raste të shëruara     133,801
Raste Aktive             10,088
Humbje jete               2,498

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë       3,638
Shkodër    1,789
Vlorë           908
Durrës         778
Fier             695
Lezhë          567
Elbasan       497
Berat          352
Gjirokastër  281
Korçë         254
Dibër         169
Kukës        160

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.