E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Rrjedhja e pagave, Rama e kthen në nismë: Do i publikojmë vit për vit!
Lajme

Rrjedhja e pagave, Rama e kthen në nismë: Do i publikojmë vit për vit!

Kryeministri Rama: Në Këshillimin e ardhshëm Kombëtar do i pyesim qytetarët nëse duhet t’i bëjmë publike pagat njëherë në vit…“Ajo që është më e rëndësishme, ajo që dua të ndaj me ju si reflektim konkret për ne është që punën kryesore e bëri komunikimi intensiv i agjencisë përkatëse të tatimeve me bizneset. Dhe faktikisht kërkesa e përsëritur që bizneset të shikojnë situatën me pjesën informale të pagave ka dhënë rezultate domethënëse. Nga njëra anë ato tregojnë se pasqyra formale zyrtare e shifrave të pagave që u bënë edhe publike nuk është pasqyra reale. Dhe se vetëm nga ky korrektim i bërë nën presionin e opinionit publik mbi të gjitha bizneset dhe si rezultat i një shtyse që i dhamë biznesit kemi një rritje të pagës mesatare në Shqipëri. Dhe kemi mbi 25% të punësuarve që kanë kapërcyer nga niveli i pagës mininale në një nivel më të lartë. Ata nuk merrnin pagën minimale të deklaruar por merrnin më shumë. Perceptimi negativ mbi ekonominë dhe biznesin për shkak të këtyre deformimeve ishte prezent më tepër se sa duhej. Unë nuk dua të zgjatem më shumë se këtu jam me ministren. Së pari ne duke parë këtë eksperiencë e cila erdhi si rezultat i një ngjarje aspak të dëshiruar. Dalja e pagave në publik. Mendojmë që është e udhës që në këshillimin e ardhshëm kombëtar do i pyesim shqiptar nëse është më mirë që njëherë në vit ti’i bëjmë të gjitha pagat publike”,

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.