E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Rrjeti i eskortave, Saimir Kodra: Një studente ekselente ofronte shërbime seksuale në qendrat e masazheve
Lajme

Rrjeti i eskortave, Saimir Kodra: Një studente ekselente ofronte shërbime seksuale në qendrat e masazheve

Prostitucioni në Tiranë është një fenomen që ka njohur rritje vitet e fundit, sidomos sa i përket vajzave të huaja që vijnë në kryeqytetin shqiptar për të ushtruar këtë aktivitet ilegal.

Por të shumta janë edhe vajzat shqiptare që ofrojnë shërbime seksuale në ambiente të kamufluara si qendra masazhesh.

Gazetari dhe drejtuesi i Stop, Saimir Kodra, tha në emisionin Opinion në Tv Klan se në një prej rasteve që emisioni i tij ka transmetuar, ka qenë një vajzë studente ekselente që ofronte shërbime seksuale.

Blendi Fevziu: Sa janë pagesat në qendrat e masazheve?

Saimir Kodra: 50-100, pasaj varet se çfarë kërkon. Ke all inclusive, dhe nuk ke. Janë vajza shqiptare, mbaj mend në rastin e fundit që kam transmetuar më erdhi shumë keq që njëra nga vajzat që u kap brenda ishte studente ekselente e Mjekësisë. U shkruajt në atë kohë. E shkreta e bënte për të përballuar shkollën, mesa duket familja s’kishte mundësi dhe u kap atje. Në fakt nuk ishte ajo që ne kapëm me kamera të fshehtë, por ishte në ambient, u gjet në momentin që vajti policia.

“200 euro ora”, Klodiana Lala zbulon detaje për rrjetin e

Ndërsa gazetarja Klodiana Lala ka dhënë detaje në lidhje me rrjetin e organizuar të eskortave, të cilat bënin “biznes” në Tiranë.

Gazetarja tha se shërbimi seksual ofrohet kundrejt një çmimi prej 150 deri në 200 euro një orë dhe sipas saj, në një rast me 200 euro, 120 euro të shumës i merrte tutorja.

“Më 23 Shtator, një shtetase nga Kolumbia ka shkuar në Policinë e Tiranës dhe ka deklaruar se i ishte bërë një ofertë pune për të punuar në një qendër masazhi në Tiranë, por me të mbërritur këtu i ishte kërkuar nga organizatoret, një shtetase ruse dhe një ukrainase që të kryente prostitucion dhe i kishin dhënë një numër kontakti dhe ajo reklamohej në këtë faqe. Ishte “Happy Escort”, por që administrohen në thelb nga “Escort Tirana

Në Shqipëri ende nuk janë identifikuar përgjegjësit. Vajza kishte filluar të kryente aktivitetin e paligjshëm. Përmes një kontakti që identifikohet me emrin “Tomi” në dosjen hetimore, gjente edhe klientët e saj, varionin shumat nga 150 deri në 200 Euro për 1 orë qëndrimi me klientin. Në momentin që merrte paratë, shtetasja ruse dhe ukrainase, nga 200 Euro që merrte, i kërkonin që 120 Euro t’i merrnin ata me pretendimin që siguronin banesën dhe për këtë arsye është vendosur të bëhet një përgjim. Janë rrjete të organizuara”, tha Lala.

Kujtojmë se ditën e djeshme, policia e Tiranës ka arrestuar dy tutore të huaja: Elena Maslovan, një ruse 37-vjeçare dhe ukrainasen Anna Tkachenko, 27 vjeçe. Të dyja u kapën në flagrancë në rrugën “Naim Frashëri”, duke marrë shuma parash nga vajza të huaja, të cilat dyshohet se i shfrytëzonin për prostitucion.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.