Rrofshin banditët e Ramës, se shteti ka marrë fund
Genc Sejko
Vëllezërit dhe nipat e deputetit socialist Rrahman Rrahja rrahin për vdekje madje dhe të armatosur qytetarë të lirë në një lokal pranë Fushë Krujës.

I njëjti grup banditësh para dy vjetësh ndihmoi Ramën që të mblidhte vota në qarkun e Krujës.
Çdo koment është i tepërt përballur me dhunën barabare “bindëse” të Rrahjave ndaj qytetarëve të shtetit që qeveriset nga Rama.
Që në Shqipëri nuk ekziston shteti i së drejtës është fakt i pakundërshtueshëm. Por si në çdo vend primitiv ka dhe kode nderi, që në këtë kasollen tonë janë zhdukur bashkë me respektin për jetën e tjetrit.
Rrofshin banditët e Ramës, se shteti ka marrë fund me kohë!
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



