Baton Haxhiu, një prej analistëve më të zëshëm në tregun mediatik, statik në qëndrimet mbështetëse të politikave të ndjekura nga miku i tij Edi Rama, trajtohet me pagë mujore 1.800.000 lekë nga Spitali “Amerikan”. Haxhiu, i kudo e kurdogjendur në studiot televizive, gjithashtu mbështetëse të Ramës dhe qeverisë së tij, paguhet nga kjo njësi private e sistemit shëndetësor në vend, në cilësinë e drejtorit të marketingut, me kohë të plotë. Referuar raporteve klienteliste të qeverisë me Spitalin/biznesin në fjalë, është e qartë se Batonit i është gjetur “punë me mik”, si shpërblim për kontributin e tij të pandërprerë në mbrojtje të paligjshmërive të kësaj qeverie.




