E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Rruga që të çon në TEG me gurë, kaos në lëvizjen e automjeteve
Flash

Rruga që të çon në TEG me gurë, kaos në lëvizjen e automjeteve

Një situatë e rrezikshme është regjistruar paraditen e sotme në aksin Sauk–TEG, ku një kamion i është hapur spondi gjatë lëvizjes, duke shpërndarë tulla dhe copëza materiali ndërtimi në mes të rrugës. Pamjet tregojnë se rruga është mbuluar me mbetje ndërtimi, ndërsa automjetet detyrohen të lëvizin me kujdes për të shmangur dëmtimet apo aksidentet.

Qytetarët janë shprehur të indinjuar nga mungesa e reagimit të autoriteteve.

“Rruga e Elbasanit, kur ikën për te TEG-u, është plot me tulla, asnjë polic, asnjë njoftim për pastrimin e rrugës,” shkruan një prej tyre.

Një tjetër shton me ironi: “Çakëll mali në mes të rrugës, ky është Albanistan.”

Deri në momentin e raportimit, nuk ka pasur ndërhyrje për pastrimin e rrugës, ndërsa drejtuesit e mjeteve shprehin shqetësimin për rrezikun e aksidenteve.

Por duke e parë nga ana tjetër, ky incident mund të konsiderohet “lajm i mirë për gomisterit dhe serviset”, pasi goma dhe pjesët e makinave do të testohen më shumë se zakonisht.

Institucionet përgjegjëse, përfshirë ARRSH, firmën kontraktuese dhe Policinë Rrugore, kërkohen të ndërhyjnë urgjentisht për të pastruar rrugën dhe për të shmangur incidente të tjera.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.