E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Rruga Qukës–Qafë Plloçë hapet pas 13 viteve
Lajme

Rruga Qukës–Qafë Plloçë hapet pas 13 viteve

Pas një periudhe të gjatë vonesash dhe pritjesh mbi dhjetëvjeçare, sot në orën 11:00 është hapur për qarkullim rruga Qukës–Qafë Plloçë, një arterie strategjike për Juglindjen e vendit. Segmenti rrugor tashmë është i aksesueshëm për të gjitha automjetet, duke u konsideruar një lehtësim i madh për lëvizjen e qytetarëve dhe zhvillimin e turizmit në zonë.

Në fakt për një orë e gjysëm nuk ke arritur ende as në Librazhd, jo më në Qukës, apo Qafë Plloçë, apo Korçë

Rruga shkurton 4 minuta dhe ka kushtuar gati 400 milionë Euro

Këto janë faktet ndërsa populli ynë trim e liridashës e pret Ramën me valle e këngë.
Video:

Një lidhje e re për Tiranën dhe Korçën

Segmenti i ri ka një gjatësi prej 43 kilometrash. Ai përfshin 10 kilometra përgjatë lumit Shkumbin dhe më pas vijon në zonën malore të Mokrës. Projekti ka përfshirë ndërtimin e mbi 20 urave, mure mbajtëse dhe një tunel 375 metra të gjatë, elementë që e bëjnë atë një nga ndërhyrjet më të rëndësishme infrastrukturore në dekadën e fundit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.