Rrugët e New York-ut kthehen në “lumenj” (VIDEO)
Sipas burimeve nga mediat e huaja, bëhet me dije se nga stuhia janë mbyllur disa pjesë të sistemit të metrosë së qytetit.
Rrugët u kthyen ‘në lumenj’ dhe qasja në të paktën një terminal në aeroportin LaGuardia u ndërpre.
Sipas guvernatores së Nju Jorkut, Cathy Hohoul, në disa zona gjatë orëve të mbrëmjes të së enjtes ranë deri në 13 centimetra shi, ndërsa gjatë ditës pritej të binte deri në 18 centimetra. “Kjo është një stuhi e rrezikshme, kërcënuese për jetën,” i tha ai NY1. Në fakt, në videot që qarkullojnë në rrjetin social “X”, duken pamjet ku ujërat e vrullshëm hynë edhe në autobusë dhe makina. Vihet re se Autoriteti i Transportit Metropolitan, i cili është edhe menaxheri i linjave të metrosë, ka këshilluar banorët e metropolit amerikan që nëse munden, të qëndrojnë në shtëpitë e tyre. Thuajse të gjitha linjat e metrosë u anuluan, u ridrejtuan ose funksionuan me vonesa, ndërsa dy nga tre linjat Metro-North ishin jashtë funksionit. Përmbytje u raportuan gjithashtu në Brooklyn dhe Neë Jersey.
Ndërkohë, më shumë se 8 milionë qytetarë kanë marrë paralajmërime për dukuritë e përkeqësimit të motit, për të kufizuar lëvizjet e tyre, por edhe për të treguar kujdes të veçantë. Edhe shërbimi amerikan i motit foli për një kërcënim “të rëndësishëm” të dëmtimit të përmbytjeve në të gjithë Nju Jorkun.
Autoritetet shtetërore po e trajtojnë fenomenin me shqetësim të madh, veçanërisht pas kalimit të uraganit Ida në shtator 2021, i cili mori jetën e 13 personave, shumica e të cilëve u bllokuan në bodrumet e shtëpive të kthyera në banesa.
Moti ekstrem pritet të prekë rreth 25 milionë njerëz në të gjithë verilindjen e SHBA-së të premten, dhe zona e Nju Jorkut përballet me një rrezik të nivelit 3 të përmbytjeve të shpejta, thanë ekspertët. “Ne u bëjmë thirrje banorëve të Nju Jorkut të përgatiten për reshje të mëdha shiu dhe përmbytje të mundshme gjatë të premtes dhe në mëngjesin e së shtunës,” tha Komisioneri i Menaxhimit të Emergjencave të Nju Jorkut, Zach Iscol, duke shtuar se “të gjithë njujorkezët duhet të jenë të kujdesshëm”.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



