E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Rrugët me pagesë/ Përveç Tiranë-Durrës, ja akset e tjera që do jepen me koncesion. Sa do jenë tarifat
Lajme

Rrugët me pagesë/ Përveç Tiranë-Durrës, ja akset e tjera që do jepen me koncesion. Sa do jenë tarifat

Përveç autostradës Tiranë-Durrës, qeveria ka në plan të japë me koncesion edhe disa akse të tjera, një pjesë e të cilave ende të papërfunduara.

autostrada

 

Behet fjale per akset Tiranë-Elbasan, Rruga e Arbrit, Levan-Vlorë, Durrës-Fier, Levan-Tepelenë, Elbasan- Kapshticë dhe Tiranë-Hani i Hotit.

Plani për taksimin e tyre ka nisur që në vitin 2016, nga BERZH dhe tarifa për të kaluar në këto rrugë parashikohet të variojë nga 1 deri në 2.6 euro.

Rruga e Arbrit pritet të ketë edhe tarifën më të lartë pas Rrugës së Kombit, kjo pasi në përcaktimin e vlerës që do të ketë taksa, do të merren në konsideratë edhe vështirësitë teknike si edhe gjatësia e tuneleve.

Aktualisht, me koncesion është dhënë Rruga e Kombit, në të cilën për çdo kalim aplikohet taksa 5 euro. Të favorizuar janë vetëm banorët e zonës, të cilët paguajnë një tarifë 1 mijë lekë

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.