E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
“Rrugorja” publikon bilancin e një jave, nëntë shoferë në pranga
Lajme

“Rrugorja” publikon bilancin e një jave, nëntë shoferë në pranga

Policia Rrugore ka publikuar të dhënat e fundit në lidhje me masat e marra ndaj drejtuesve të mjeteve gjatë një jave.

Bëhet me dije se në një javë janë arrestuar nëntë persona, ndërkohë që janë vendosur rreth 10 mijë masa administrative.

Njoftimi:

Rezultatet javore të Komisariatit të Policisë Rrugore Tiranë (18.08.2024 – 24.08.2024) 🚨

Gjatë javës së fundit, janë zbatuar masa të rrepta në ruajtjen e rendit dhe sigurisë rrugore:

✅ Arrestime dhe procedime penale:

• 🍺9 persona për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit.
• 🚫 2 persona për pa leje drejtimi.
• 🚦 14 persona për shkelje të rregullave të qarkullimit.
• 🛑 3 largim nga vendi i aksidentit.

✅ Masat administrative:

• 📈 9.318 masa administrative të vendosura, mesatarisht 1,331 në ditë.
• 🌑 24 masa për xhama të zinj.
• 🚗💨 618 masa për shpejtësi mbi normat e lejuara.
• 📱 325 masa për përdorim celulari gjatë drejtimit.
• 🔒 490 masa për mos vendosjen e rripit të sigurimit.
• 🛑 2 masa për mosrespektim të sinjalit “Stop”.
• ⚠️ 461 masa për mosdhënie përparësi qytetarëve.
• 🅿️ 6.079 masa për qëndrim të gabuar.
• 🏍️ 696 masa për mospërdorim të kaskës mbrojtëse/jelekut fosforeshent, neni 169.

✅ Pezullime dhe bllokime:

• 🍺 15 raste pezullim për drejtim nën ndikimin e alkoolit.
• 🚗💨 30 raste për tejkalim shpejtësie.
• 🚗💨 5 raste të ndryshme

🚗🚓 7 automjete u bllokuan, përfshirë 3 me targa të huaja.

Policia Rrugore me “dorë të hekurt”. Mësohet se gjatë javës së kaluar janë pezulluar 161 leje drejtimi, për shpejtësi mbi normat e lejuara, për drejtim të mjetit në efektin e alkoolit/në gjendje të dehur dhe për qarkullim në sens të kundërt.

Ndërkohë janë arrestuar 56 drejtues mjetesh, për drejtim të mjetit në gjendje të dehur dhe për drejtim të mjetit pa leje drejtimi.

Në total në të gjithë vendin janë vendosur 22 260 masa administrative.

Njoftimi i Policisë:

Nisur nga fluksi shumë i lartë i automjeteve që qarkullojnë në akset rrugore nacionale, zonat bregdetare, turistike, dhe në zonat e mëdha urbane, si dhe nga shkeljet e shumta të rregullave të qarkullimit rrugor të konstatuara nëpërmjet mjeteve inteligjente, Policia Rrugore ka intensifikuar masat me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore.

Si rezultat i monitorimit në të gjitha akset rrugore, 24/7, duke përdorur mjete inteligjente shpejtësimatëse, poliskanë, radarë automatikë, dronë të cilësisë së lartë, dragera dhe telescope, gjatë javës që lamë pas:

-janë pezulluar 161 leje drejtimi, për shpejtësi mbi normat e lejuara, për drejtim të mjetit në efektin e alkoolit/në gjendje të dehur dhe për qarkullim në sens të kundërt;

-janë arrestuar 56 drejtues mjetesh, për drejtim të mjetit në gjendje të dehur dhe për drejtim të mjetit pa leje drejtimi.

Gjithashtu, në të gjithë vendin janë vendosur 22 260 masa administrative, nga këto:

– 6212 për shpejtësi tej normave të lejuara;
– 1123 për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit;
– 1125 për mospërdorim të rripit të sigurimit;
– 2100 për parakalime të gabuara;
– 178 për mosvendosje të kaskës mbrojtëse;
– 108 për manovra të rrezikshme në rrugë;
– 213 për drejtim të mjetit në efektin e alkoolit;
– 9229 për parkim të gabuar;
– 1972 për shkelje të tjera të Kodit Rrugor.

Gjatë javës që kaloi, është goditur nga Policia Rrugore e Tiranës, 1 rast i tentativës për të korruptuar punonjësit e Policisë, me qëllim shmangien e masave administrative për shkeljen e konstatuar.

Policia Rrugore apelon për të gjithë drejtuesit e automjeteve dhe motomjeteve, për zbatim me rigorozitet të rregullave të qarkullimit rrugor, për qëndrim në radhë kur ka ngadalësim të lëvizjes së automjeteve në raste fluksi, për përdorim të rrugëve alternative, që t’iu japin përparësi këmbësorëve dhe të mos kryejnë parakalime të gabuara apo manovra të rrezikshme, të mos përdorin celularin gjatë drejtimit të automjetit dhe të vendosin rripin e sigurimit.

Me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë rrugore, Policia e Shtetit fton qytetarët që të denoncojnë në numrin pa pagesë 112, çdo rast të shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.