E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Rrumbullaku dhe Jurgen Stock : Si luftohet kundër krimit të organizuar
Lajme

Rrumbullaku dhe Jurgen Stock : Si luftohet kundër krimit të organizuar

Kreu i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku, ka zhvilluar një takim me Sekretarin e Përgjithshëm të Organizatës Ndërkombëtare të Policisë Kriminale,. Jurgen Stock.

Teksa e ka falenderuar për bashkëpunimin, Rrumbullaku ka folur për luftën kundër krimit të organizuar.

Sipas Rrumbullakut, një nga mënyrat më efiçente për të goditur kriminalitetin dhe sidomos krimin e organizuar janë grupet e përbashkëta hetimore me ekspertët përkatës nga vende të ndryshme që përfshihen në çështjet në hetim.

Ndërsa më tej shton se lufta kundër krimit të organizuar kërkon hetim pasuror dhe sekuestrim asetesh që të arrihet sukses.

“Më tej, Drejtori i Përgjithshëm u shpreh se një nga mënyrat me efiçente për të goditur kriminalitetin dhe sidomos krimin e organizuar janë grupet e përbashkëta hetimore me ekspertët përkatës nga vende të ndryshme që përfshihen në çështjet në hetim, ku Interpol mund të luajë një rol deciziv. Drejtori i Përgjithshëm solli në vëmendje gjithashtu se lufta kundër krimit të organizuar kërkon hetim pasuror dhe sekuestrim asetesh, që të arrihet sukses”, thuhet në njoftimin e policisë, ku është pasqyruar takimi me Stock.

Nga ana tjetër, ngjarjet kriminale vijojnë të jenë të pazgjidhur në Shqipëri. Mjafton të përmednim këtu, një ngjarje misterioze që viojn prej 9 gushtit, siç është zhdukja e Ervis Martinajt.

Policia ende nuk ka një version në lidhje me fatin e të shumëkërkuarit apo të zhdukurit të drejtësisë, Ervis Martinaj

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.