E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ruçi nuk pranon të mbledhë Këshillin e Mandateve
Lajme

Ruçi nuk pranon të mbledhë Këshillin e Mandateve

Një situatë e çuditshme dhe e paprecedentë është duke ndodhur në Shqipëri në këto momente.

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka bërë një kërkesë zyrtare për heqjen e mandatit dhe arrestimin e ish-ministrit të Brendshëm.

Prokurorët kanë shkuar në selinë e Kuvendit dhe kanë dorëzuar dokumentet. Këtu fillon e çuditshmja.

Kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi duket se ka vendosur që ta marrë në mbrojtje Saimir Tahirin. Sipas deputetit të PD-së, Eduard Halimi, Gramoz Ruçi nuk ka ardhur ende në Kuvend.

Halimi tha se kishte pasur një komunikim me Ruçin, por ai i kishte thënë që nuk kanë ardhur dokumentet dhe nuk ka parë asnjë letër të prokurorisë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.