RUÇI SHKON TE RAMA, NË TAKIM EDHE DIPLOMATË TË HUA
Gramoz Ruçi po zhvillon një takim mbrëmjen e sotme me kryeministrin Edi Rama.
Takimi vjen vetëm pak orë pas vendimit të Partisë Demokratike dhe LSI për të dorëzuar mandatet e deputetëve, vendim që u kundërshtua hapur nga Ambasada Amerikane dhe Bashkimi Europian në Tiranë.
Burime për “Ora News” bëjnë me dije se në takim janë të pranishëm edhe përfaqësues të trupit diplomatik në vendin tonë.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



