Rudina Hajdari i përgjigjet analistit: I dashur Mustafa, ta them ty dhe atyre që duan të dëgjojnë…
“I dashur Mustafa, unë nuk kam hyrë në politikë për të ndryshuar shtëpinë, siç kanë bërë ata përpara meje. Unë dua të ndryshoj Shqipërinë. Ta them ty dhe atyre që duan të dëgjojnë”, shkruan Hajdari në një postim në rrjetet sociale teksa ka publikuar edhe monologun e analistit.
Mustafa Nano iu referua një deklarate të dhënë nga Hajdari pak kohë më parë, ku shprehej se nëna e saj do t’i nënshtrohet procesit të vettingut si çdo gjyqtare tjetër dhe ajo nuk futet fare në këtë mes.
Pikërisht kjo deklaratë ka befasuar Nanon, që sipas moderatorit dikush tjetër në këto rrethana nuk do e deklaronte një gjë të tillë.
Nano shprehet më tej se nëse bien dakord që Hajdari është naive, pikërisht për këtë fakt ajo nuk do e ketë të gjatë mbijetesën në politikë. Ndër të tjera moderatori e krahason atë me Rudina Seserin, ndërsa nuk heziton t’i japë edhe një këshillë.
“Nëse do të mbijetosh në politikë, e para, ne do të donim që ti të ishe kështu siç je dhe e dyta duhet të bësh kujdes se ka shumë stërkëmbësha në politikë shqiptare”, thotë Nano.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



