Rudina Hajdari: Ramës i duket hënë e gjithë Shqipëria, në anijen kozmike në Surrel ndan pasuritë e vendit
Rudina Hajdari ka reaguar në lidhje me deklaratën e kryeministrit Rama sot në parlament, i cili tha se “zonja Hajdari na drejtohet nga hëna edhe në kushte normale, merreni me mend tani edhe në hënë edhe në karantinë sesa lidhje kanë fjalët e saj”. Përmes një shënimi në facebook, deputetja Hajdari ia ka kthyer ironinë kryeministrit duke e akuzuar gjithashtu për ndarje të pasurisë së vendit me të tjerë politikanë. “Atij ka kohë që hënë i duket e gjithë Shqipëria sepse është izoluar në anijen e tij kozmike në Surrel dhe nuk sheh e nuk dëgjon se çfarë realisht ndodh në këtë vend.
Në anijen e tij kozmike prej betoni, ku ndan pasuritë e vendit me të tjerë ‘kozmonautë'”, shkruan ndër të tjera Hajdari. Postimi i plotë i Hajdarit Z. Rama sot më akuzoi se jetoj në hënë. Në fakt atij ka kohë që hënë i duket e gjithë Shqipëria sepse është izoluar në anijen e tij kozmike në Surrel dhe nuk sheh e nuk dëgjon se çfarë realisht ndodh në këtë vend. Nuk e sheh varfërinë që është shtuar, nuk e dëgjon dhimbjen e familjeve të përgjysmuara nga emigrimi, nuk e shikon papunësinë e as nuk do t’ia dijë për korrupsionin dhe arrogancën që po e shkaktojnë.
Në anijen e tij kozmike prej betoni, ku ndan pasuritë e vendit me të tjerë “kozmonautë”, këto halle duket sikur i vijnë nga larg, shqiptarët i duken si alienë e ne që jetojmë mes tyre e flasim gjuhën e tyre, sikur jetojmë në hënë. Keqardhje!
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



