E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Rusët në uzinën e Gramshit dyshohet se janë spiunë, gazetari bullgar: Miku fotograf i Svetlanës u arrestua në Egjipt
Publik News

Rusët në uzinën e Gramshit dyshohet se janë spiunë, gazetari bullgar: Miku fotograf i Svetlanës u arrestua në Egjipt

Pas sulmit të djeshëm ndaj dy ushtarëve shqiptarë në Uzinën e Armëve në Gramsh nga dy rusë dhe një ukrainas, konkretisht Svetlana Timofoeva, Mikhail Zori dhe ukrainasi F. A., reagimet kanë qenë të shumta si nga mediat vendase ashtu edhe ato të huaj,

Ndërkohë së fundmi gazetari i njohur bullgar Christo Grozev, pjesë e ekipit që zbuluan agjentët rus që helmuan ish-spiunin rus Sergei Skripal, ka reaguar në lidhje me incidentit që ndodhi një ditë më parë në Gramsh.

Ai thotë se Svetlana Timofeeva, ka një histori interesante udhëtimi. Ai tregon se ajo ka udhëtuar disa herë në shoqërinë e ‘fotografëve’ dhe se madje njëri prej tyre është arrestuar në Egjipt dhe Ministria e Jashtme ruse ka ndërhyrë për ta liruar. ‘Një nga rusët e ndaluar në Shqipëri është Svetlana Timofeeva.

Ajo ka një histori interesante udhëtimi: kalimet kufitare tregojnë se ajo udhëtoi shumë herë në shoqërinë e “fotografëve”, të paktën një prej të cilëve u arrestua këtë janar në Egjipt dhe duhej të shpëtohej nga FSB.’- shkruan ai.

1
Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.