E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Rusia deklaroi tërheqjen nga akordi, Erdogan: Putin dëshiron që marrëveshja e grurit të vazhdojë
Lajme

Rusia deklaroi tërheqjen nga akordi, Erdogan: Putin dëshiron që marrëveshja e grurit të vazhdojë


Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan kashprehur besimin e tij se Vladimir Putin dëshiron që marrëveshja e grurit në Detin e Zi të vazhdojë pavarësisht se Rusia ka deklaruar sot se do të tërhiqet.

Erdogan tha se do të diskutojë marrëveshjen, si dhe kërkesat e Rusisë për eksportin e plehrave të saj kimike në një takim me Putin në gusht.

Turqia ndërmjetësoi marrëveshjen fillestare së bashku me OKB-në, duke lejuar që gruri ukrainas të eksportohej në pjesën tjetër të botës, ndërkohë që Rusia ruan kontrollin e porteve të Ukrainës.

Ministrat e jashtëm turk dhe rus do të diskutojnë sot marrëveshjen, tha Erdogan.

“Shpresoj se me këtë diskutim, ne mund të bëjmë një përparim dhe të vazhdojmë rrugën tonë pa pushim,” u tha ai gazetarëve.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.