Rusia i ndërpreu furnizimin me gaz, Greqia zotohet të ndihmojë Bullgarinë, çështja zgjidhet me telefon
Rusia ka njoftuar ditën e sotme se do të ndërpresë furnizimin me gaz ndaj Bullgarisë.
Lidhur me këtë një reagim të menjëhershëm ka bërë Greqia e cila është zotuar që do t’i ofrojë ndihmë Bullgarisë.
Lajmin e ka bërë të ditur kryeministri Kyriakos Mitsotakis. Reuters raporton se të dy udhëheqësit diskutuan çështjen me telefon.
“Kryeministri tha se Greqia do të ndihmojë Bullgarinë që të përballet me situatën e re të shkaktuar nga vendimet ruse për energjinë”, tha zyra e Mitsotakis në një deklaratë, pa dhënë detaje të mëtejshme.
Gjiganti rus i energjisë Gazprom ka ndaluar sot eksportet e gazit në Poloni dhe Bullgari pasi vendet refuzuan kërkesën e Moskës për të paguar furnizimet në rubla.
Presidenti rus Vladimir Putin më parë urdhëroi vendet “jomiqësore” të paguajnë për gazin në monedhën ruse – dhe Gazprom tha se shërbimet nuk do të rikthehen derisa ta bëjnë këtë.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



