E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Rusia kërcënon shtetet që ndihmojnë Ukrainën: Kush i ofron hapësirën ajrore për të na sulmuar, do konsiderohen
Lajme

Rusia kërcënon shtetet që ndihmojnë Ukrainën: Kush i ofron hapësirën ajrore për të na sulmuar, do konsiderohen

Rusia ka paralajmëruar se shtetet që i ofrojnë Ukrainës mundësinë për të shfrytëzuar hapësirën e tyre ajrore për të sulmuar ushtrinë ruse, do të konsiderohen si të përfshirë në konflikt.

1

Këtë e ka bërë të ditur zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes ruse për agjencinë mediatike Interfax.

Përveç kësaj, Igor Konashenkov thotë se edhe ato shtete që i vendosin aeroportet e tyre në dispozicion të ushtrisë ukrainase, do të konsiderohen armiq.

“Përdorimi i rrjeteve të aeroporteve të këtyre vendeve për bazën e avionëve ushtarakë ukrainas dhe përdorimi i tyre pasues kundër forcave të armatosura ruse mund të konsiderohet si përfshirje e këtyre shteteve në një konflikt të armatosur”,  shprehet Igor Konashenkov.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.