E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Sa do të jetë çmimi i  iPhone15
Lajme

Sa do të jetë çmimi i iPhone15

Thashetheme të ndryshme qarkullojnë prej disa kohësh për gjeneratën e re të iPhone-ve , të cilët pritet të sjellin përmirësime të mëdha në cilësinë e kamerës , dhe në pamjen e tyre të jashtme.

Megjithatë, përtej këtyre përmirësimeve, iPhone 15 pritet të shitet me një çmim të lartë, pasi informacionet e fundit tregojnë për rritjen më të madhe që kemi parë ndonjëherë nga kompania e Apple. Sipas një publikimi të Forbes, çmimi iPhone 15 Ultra, mund të rritet deri në 200 dollarë.

Ky është kapërcimi më i madh i çmimit nga një brez në tjetrin, pasi çmimet e iPhone zakonisht  kanë pësuar një rritje prej 100 dollarë në tregun amerikan.Kjo do të thotë se çmimi i iPhone 15 Ultra mund të fillojë nga 1299 dollarë në SHBA.

Nëse kemi parasysh se në Evropë  me shtimin e TVSH, çmimi i iPhone-it të ardhshëm në Europë mund të fillojë nga 1600 euro për modelin me kapacitet më të vogël.IPhone 15 Ultra do të vijë me 256 GB hapësirë . Njëkohësisht do të pajiset me kamerë të dyfishtë  në pjesën e përparme, USB-C me Thunderbolt 4 (40 Gbps) dhe do të jetë prej titani.

Është zgjedhja e harduerit që ka ndikuar pjesërisht në çmim, por edhe transformimin e tij në një mjet më të fuqishëm.Modelet aktuale, iPhone 14 Pro dhe Pro Max janë prej çeliku inox, i cili kushton rreth 1-1,50 dollarë për kilogram.Nga ana tjetër, titani kushton deri në 50 herë më shumë, rreth 35-50 dollarë për kilogramë.

Krijuesit kanë theksuar se ky material do të përdoret ekskluzivisht për iPhone 15 Ultra dhe jo për modelet e thjeshta të linjës

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.