E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Sa është kosto që të mbijetosh me diabet, pa u rimbursuar nga shteti
Publik News

Sa është kosto që të mbijetosh me diabet, pa u rimbursuar nga shteti

Sa i kushton të qëndrojë në jetë, një të sëmuri me diabet në Shqipëri? Njeri prej tyre e ka përshkruar me hollësi, se sa i kushtojnë medikamentet që përdor dhe nuk i rimbursohen nga qeveria. Këto, përjashtuar rrezikut se mund të infektohet edhe nga COVID.

Në takimin që Shoqata e diabetikëve pati sot me Kryetarin e PD, Lulzim Bashën, u mësua sa e vështirë është situata për këtë kategori të sëmurësh kronikë

Unë jam që 24 vjet me diabet. Me insulinë nga 3 herë deri në 5 herë, – tha qytetari. – Para 1 muaji më ka bërë koalidimin sepse isha në spital. Më shtroi doktori, bëra të gjitha ekzaminimet dhe tani marr afërsisht 210 unitet në ditë. E përdor aparatin. Aparatin e marr nga shoqata. Ndërsa sa i përket fijeve, marrim një kuti këtu siç është mundësia e shoqatës, ndërsa mundësi të tjera, i blejmë nëpër farmaci.

Qytetari: Me të thënë të drejtën për një kuti, një fije shkon minimumi 400 lekë të vjetra në farmaci deri në 1000 lekë të vjetra. Tani një kuti mua më çon 12-13 ditë se 25 fije ka.

Lulzim Basha: Nuk rimbursohet?

Qytetari: Jo, jo ajo nuk rimbursohet.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.