E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Sa ish-sigurimsa janë pranë Bashës/A do hapen dosjet e tyre?
Lajme

Sa ish-sigurimsa janë pranë Bashës/A do hapen dosjet e tyre?

Partia Demokratike ka hapur garën për zgjedhjen e kreut të ri, zgjedhje që pritet të mbahen më 22 korrik. PD po zhvillon për herë të parë një garë farsë, e cila ka përballë kreun aktual të demokratëve, Lulzim Bashën, dhe ish-kreun e kësaj force politike, Eduard Selamin.

Lulzim Basha hyri në një garë false për të siguruar mandatin e dytë në krye të PD, edhe pse i shkaktoi kësaj force politike një humbje katastrofike në zgjedhjet e 25 qershorit. Ai nuk pranoi kushtet e kundërshtarëve, ku më kryesori ishte dorëheqja e tij dhe futja në një garë të barabartë, duke i përjashtuar ata nga gara.

Përtej garës për kryetarin e ri të PD, është edhe diçka e rëndësishme, që duket se është “harruar” nga selia blu. Kandidatët dhe deputetët e PD duhet të bëjnë transparencë dhe të tregojnë nëse kanë qenë bashkëpunëtorë të shtetit. Kjo nuk ka të bëjë me Bashën apo Selamin, por të gjithë funksionarët e PD duhet të bëjnë transparente të shkuarën e tyre.

Të gjithë deputetët e PD duhet të shkojnë te Autoriteti për Informim mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit dhe të hapin dosjet e tyre për të treguar të vërtetën mbi të shkuarën e tyre. Kjo do t’i shërbente Partisë Demokratike për t’u shkëputur përfundimisht nga e shkuara.

Gjithashtu, këtë proces duhat ta kryejnë të gjithë anëtarët e komisioneve, bordeve apo strukturave të tjera që përfshihen në organizimin e PD. Tani që ekziston një autoritet ligjor do të ishte jo vetëm e moralshme, por dhe me vlerë për PD që personalisht çdo deputet, i cili ka qenë 18 vjeç në vitin 1990 e në vazhdim të dorëzonte pranë selisë apo dhe ta bënte vetë publikisht transparente të shkuarën e tij./CityNews

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.