E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Sa keq! Turqia sapo na mori studentin ekselent më të mirë në Shkodër
Publik News

Sa keq! Turqia sapo na mori studentin ekselent më të mirë në Shkodër

Sidrit Mehaj është një nga nxënësit e shkëlqyer të gjimnazit “28 Nëntori” në Shkodër. Ai është shpallur fitues në 10 degët e përzgjedhura për studimet e larta, mes të cilave kryesonte mjekësia.

“Dola fitues në raundin e parë dhe dega ime është Mjekësia e Përgjithshem. Ajo është baza ime”, shprehet Sidriti. Problemi është se, si shumë të rinj të tjerë, ai nuk do të ulet në auditoret e universiteteve shqiptare.

Sidrit Mehaj ka zgjedhur Turqinë për të vijuar formimin e tij në fushën e mjeksisë, duke shpjeguar edhe arsyet e kësaj zgjedhje.

Sidrit Mehaj: “Turqia ka një mjekësi shumë të mirë dhe shquhet për një sistem arsimor cilësor dhe të organizuar. Dhe për faktin se atje besoj se ka më shumë në fushën e kërkimit shkencor”.

Djali nuk di të thotë nëse do të kthehet, pasi kjo do të varet nga rrethanat, por një mesazh e ka për rininë: “Një persona që zgjedh një fushë duhet të punojë shumë për zgjedhjen e tyre. Studentët të mos harrojnë gjuhën dhe vendin e tyre sepse është një pasuri e jashtëzakonshme”. Nga viti në vit, numri i të rinjve që largohen nga Shqipëria ka ardhur duke u rritur dhe kjo reflektohet në regjistrimet e reja në universitete.

Rreth 7 mijë maturantë kanë aplikuar në Universitetin e Shkodrës, Luigj Gurakuqi në fazën e parë të regjistrimeve. Degët që kryesojnë janë infermieria, juridiku dhe ekonomiku. Por krahasuar me pak vite më parë, sot në këtë institucion arsimor ulen 50% më pak student.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.