Sa kohë mund të qëndrojë gjalpi jashtë frigoriferit?
Konsumatorët amerikan zakonisht mbajnë në frigorifer disa produkte ushqimore si vezët dhe gjalpi, që popuj të ndryshëm nuk i mbajnë. Gjatë udhëtimeve mund ta keni ndeshur që vezët nuk mbahen në frigorifer, por gjalpi? Shumë persona e mbajnë gjalpin në frigorifer madje ka dhe një ndarje të veçantë në frigorifer për të. Disa nga ne mendojnë se mbajtja në frigorifer e gjalpit është që të mos prishet për shkak se bën pjesë në kategorinë e bulmetit. Por e vërteta është se mbajtja e gjalpit në frigorifer është më shumë një çështje preference sesa për sigurinë e vetë produktit.
Ka disa përjashtime, por sipas ekspertëve, gjalpin e kripur mund ta mbani jashtë frigoriferit për dy javë dhe nuk do pësojë asnjë ndryshim në cilësi apo edhe shije.
USDA dhe FDA nuk mbajnë një qëndrim të fortë mbi gjatësinë e kohëzgjatjes së gjalpit jashtë frigoriferit. Prandaj nuk duhet të frikësoheni nëse e lini gjalpiin disa orë jashtë me qëllim që të zbutet.
Por, në mënyrë që gjalpi të zgjasë sa më shumë ai duhet të jetë i kripur. Gjithashtu gjatë verës nuk rekomandohet të mbahet jashtë. Si mund ta dalloni që gjalpi është i keq? Mbajini erë, njësoj si qumështi i prishur, gjalpi i prishur ka një aromë shumë të thartë dhe aspak të këndshme.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



