E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Sa më dhimbsesh Shqipni, sa e tradhetuar je!
Publik News

Sa më dhimbsesh Shqipni, sa e tradhetuar je!

Atomi që i ka rënë Shqipërisë!

Bllokohet Rinasi dhe Porti i Vlorës, ka njoftuar shefi i madh sepse ka goditur Irani sërish sistemin TIMS.

Ndalohen protestat dhe grumbullimet masive sepse mund të godasë Irani me armë bërthamore.

Ngrihet cmimi i energjisë pesëfish se ka goditur Irani digat dhe ka shkarkuar ujin.

Ndërtohen pallatet pa leje në mes të Tiranës sepse i ka dhënë leje të mistershme Irani.

Ikin shqiptarët në Angli dhe mbyten rrugëve se i goditi Irani.

Rritet cmimi i qumeshtit dhe i kosit se ka goditur Irani lopët.
Humbasin 400 milione euro nga inceneratorët se pronari në kërkim ndërkombëtar është i Iranit.

Zhduket Vis Marjtinaj se ka lidhje me Iranin.

Do t’ia japim Shqipërinë Beogradit (aleatit të Rusisë dhe të Iranit), me “Ballkanin e Hapur” sepse duam që të godasim Iranin.

Ngordhni për bukë se jemi në luftë me Iranin.

Shqiptarët po flenë maleve të Francës se i kërcënon Irani.

Largohuni nga Shqipëria urgjentisht sepse Irani do të bëjë namin.
Grabiteni Shqipërinë nga mëngjesi në darkë, me flori, me gaz, me naftë, me toka, me prona, që mos t’i marri Irani.

Kush e kundërshton këtë version është i Iranit dhe i Putinit!

Sa më dhimbsesh Shqipni, sa e tradhetuar je!

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.