Mbrëmjen e sotme u grabit një pikë këmbimi valutor në Levan të Fierit. “Fax News” raporton se dy persona kanë marrë një sasi lekësh duke kërcënuar pronarin e pikes së këmbimit valutor dhe janë larguar. Personat e dyshuar kanë marrë rreth 50 mijë lekë të reja dhe janë larguar.
Fier Informacion paraprak Sot rreth orës 18:45, në Levan është grabitur me dhunë nga dy persona, te maskuar me kapuçë një pikë këmbimi e transferta parash. Personat e dyshuar kanë marrë rreth 50 mijë lekë të reja dhe janë larguar. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes. Janë ngitur disa pika kontrolli dhe po punohet për kapjen e autorëve të dyshuar.



