Sa rrezikohet Shqipëria nga varianti Delta?
Mjeku shqiptar në Itali, Arben Gjeka theksoi se qytetarët duhet të jenë vigjilentë dhe se popullata shqiptare duhet që të vaksinohet masivisht.
“Varianti Delta po përhapet shpejt, duhet të rritet vigjilenca. Varianti Delta nuk është totalisht imun ndaj vaksinave. Ka një mënyrë për të ndaluar këtë gjë dhe është që të bëhet vaksinimi në masë. Frikën nga varianti Delta do ta shikojmë në vjeshtë. Nuk jam i bindur se Shqipëria mund të krijojë nimunitet tufe.
Edhe koronavac sjell siguri. Në Shqipëri, në pandemi, numri i vdekjeve ka qenë i lartë dhe nga kjo mund të arrihet në përfundimin se edhe menaxhimi nuk ka qenë në lartësinë e duhur. Në Itali ka pasur transparencë totale, në Shqipëri nuk ka teste molekulare për të bërë diagnozën, numri i vdekjeve nuk kuptohej mirë, sepse kishte të dhëna kontradiktore”, u shpreh mjeku Gjeka.
***
Ministria e Shëndetësisë ka bërë bilancin e 24 orëve të fundit në vend, ku nuk rezulton asnjë jetë e humbur si pasojë e Covid-19. vaksina-covid Ndërkaq, nga 2,377 testime, janë regjistruar 31 raste të reja dhe 9 të shëruar në 24 orët e fundit. Aktualisht janë 254 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin, ndërsa po marrin trajtim spitalor të specializuar 6 prej tyre. Ministria e Shëndetësisë ju bën apel qytetarëve të vaksinohen, duke shfrytëzuar ditët e hapura të vaksinimit pa kufizim që zgjasin deri të dielën.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



