E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Sa të sigurta janë lojërat që shiten për fëmijët në Shqipëri?!
Lajme

Sa të sigurta janë lojërat që shiten për fëmijët në Shqipëri?!

Sipas Inspektoriatit Shtetëror të Mbikëqyrjes së Tregut, do të ketë një vëmendje më të lartë këtë vit në kontrollet e biznesve që operojën në fushën e tregtimit të lojërave për fëmijët.

ISHMT thekson, se do të kontrollohen të gjithë tregtarët që produktet e ofruara në treg të garantojnë kriteret e mëposhtme:

Të mbajë Markimin CE të konformitetit. Markimi CE duhet të jetë në përputhje me përcaktimet e shtruara në Nenin 9 të ligjit nr. 10489, datë 15.12.2011;
Të shoqërohet nga Deklarata e Konformitetit (EC Declaration of Conformity).

Deklarata e Konformitetit duhet të jetë në përputhje me përcaktimet e bëra në Nenin 8, Ligji nr. 10489, datë 15.12.2011;
Të shoqërohet nga Dokumentacioni teknik. Dokumentacioni teknik duhet të mundësojë vlerësimin e konformitetit të produktit me kërkesat ligjore në lidhje me të dhe duhet të përfshijë një analizë dhe vlerësim të përshtatshëm të risqeve;
Të shoqërohet nga Paralajmërimet. Udhëzimet në (gjuhën shqipe) për përdorimin, si: mosha, kufizimet, etj., dhe për mirëmbajtjen;
Mban një numër tipi, grupi apo serie, ose elemente të tjera, që lejojnë identifikimin e tij; si dhe mban emrin prodhuesit, emrin tregtar ose markën tregtare të regjistruar dhe adresën ku mund të kontaktohet.
Në kuadrin e Projektit EuropeAid/137616 /IH/SER/AL “Technical Assistance to carry out effective market surveillance in line ëith acquis”, ISHMT thekson se edhe inspektorët u janë nënshtruar trajnimeve në këtë fushë, që të jenë më të përgatitur për të mbikëqyrur sigurinë e lodrave  duke përdorur pajisje/instrumenta kontrolluese.

“Operatorët ekonomik që tregtojnë artikuj të klasifikuar si ‘lodër’ në kuptim të Rregullit teknik (Prodhues/ Përfaqësues i Autorizuar, Importues, Shpërndarës), do tu nënshtrohen kontrollove gjatë këtij viti, të vazhdueshme me qëllim mbrojtjen e konsumatorëve nga lodra  të pasigurta dhe që nuk përputhen me kërkesat ligjore që parashikohen në legjislacionin aktual.”- thekson ISHMT.

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.