E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Sa vite burg rrezikojnë Basha-Kryemadhi
Publik News

Sa vite burg rrezikojnë Basha-Kryemadhi

Ndër veprat penale për të cilat i ka paditur policia Lulzim Basha, Monika Kryemadhin, etj, janë ajo e pjesëmarrjes në tubime të paligjshme, si dhe bllokimi i rrugës së automjeteve.

Monika Kryemadhi me disa deputete te tjere te opozites gjate bllokimit te rruges ne Bradashesh.

Policia e shtetit ka proceduar penalisht për disa vepra penale një numër të konsiderueshëm përfaqësuesish të opozitës si dhe përkrahësit e tyre, për sa i takon bllokimit të disa ditëve më parë të rrugëve në disa akse të vendit.

Ndër veprat penale për të cilat i ka paditur policia përfaqësuesit e lartë të opozitës, mes të cilëve janë edhe kryetari i PD-së Lulzim Basha, si dhe kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi, janë ajo e pjesëmarrjes në tubime të paligjshme, si dhe bllokimi i rrugës së automjeteve.

Vepra e parë penale, parashikon nga një dënim me gjobë deri në një dënim maksimal me një vit burg.

Më i rreptë është ligji për sa i takon bllokimit të rrugës duke penguar qarkullimin e automjeteve.

Në këtë rast parashikohet nga dënim me gjobë deri, në katër vite burg.

Deputetët e proceduar, ndër të cilëve ka edhe emra të njohur opozitarë si Flamur Noka, Kejdi Mehmetaj, Oerd Bylykbashi, etj, në rast se hetohen dhe shpallen fajtorë për një vepër të tillë, sipas Kodit Penal mund të burgoseshin deri në një maksimum prej katër vjetësh, në rast se Parlamenti vendos që t’ua heqi imunitetin që i mbron nga arrestimet.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.