E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Sabiani dhe Ardit Gjebrea bëhen krushq
Lajme

Sabiani dhe Ardit Gjebrea bëhen krushq

Ardit Gjebrea do të lidhë krushqi me Sabianin. Fjalët lart-poshtë dhe mediat, flasin për një fejesë në horizont. Joni, djali i Arditit ka rënë në dashuri me Keisi Medinin, vajzën e Sabianit. Sipas portaleve rozë, Joni dhe Keisi e kanë bërë lidhjen e tyre familjare pas njohjes së tyre.

Për rikujtesë, Keisi, vajza e Sabianit mori famë në Big Brother Vip 2, ku nisi të flirtojë me Krist Alia Dragot, por pasioni u ndërpre nga hyrja në shtëpi e Sabianit. Ndërkohë Joni, i biri i Arditit edhe ky ka pasur lidhje me disa vajza shqiptare, por pa u finalizuar në fejesë apo martesë.

Rreth dy vite më parë, djali i moderatorit të njohur Ardit Gjebreas, Joni u fejua me të dashurën e tij prej disa vitesh, Merlin Haxhiymeri.

Çifti zgjodhën të finalizojnë lidhjen në përvjetorin e Ardit Gjebreas dhe Anilës. Por duket se marrëdhënia e dy të rinjve të dashuruar mori  fund.

Menjëherë pas fejesës, çifti u nisën jashtë shtetit por lidhja e tyre nuk zgjati shumë.

Sabiani i cili të paktën në BBV2 la shijen te publiku si një baba që nuk i ndahet së bijës dhe që për çdo romancë të saj duhet të shprehte dhe ai mendimin, si duket është pro dashurisë së Keisit me Jonin e Ardit Gjebreas, pasi pritet që shumë shpejt çifti i ri të zyrtarizojë lidhjen në fejesë dhe Sabiani të bëhet krushqi me Ardit Gjebrean/tva

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.