E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Safet Bajri arrestohet pas intervistës së tij në Top Channel
Flash

Safet Bajri arrestohet pas intervistës së tij në Top Channel

Me urdhër të GJKKO, arrestohet në Shkodër Safet Bajri!

Tiranë – Pak orë pas intervistës së tij në Top Channel, një nga mediat që është akuzuar për lidhje financiare me aferën e inceneratorëve, Safet Bajri është arrestuar nga autoritetet.

Zbardhen detajet

Fillimisht Safet Bajri u shoqërua në komisariatin e Shkodrës dhe më pas u nis drejt Tiranës.

Safet Bajri është nën hetim nga SPAK, dhe se jo zyrtarisht burimet thonë se ndaj tij ka masë sigurie.

Mes akuzave për të cilat ka masë është edhe ajo e grupit kriminal.

Sipas burimeve zyrtare, arrestimi i tij është bërë në kuadër të një operacioni të organizuar nga forcat e rendit, por ende nuk janë dhënë detaje të plota mbi akuzat që rëndojnë mbi të.

Kujtojmë se Safet Bajri është një emër i njohur për drejtësinë dhe është konsideruar si një nga figurat më të rrezikshme të botës së krimit. Dalja e tij në një intervistë televizive u prit me shumë reagime në publik, duke ngritur pikëpyetje mbi ekspozimin mediatik të personazheve me të shkuar kriminale.

Ndërkohë, kjo ngjarje ka rikthyer edhe një herë debatin mbi transparencën e financimit të mediave dhe rolin e tyre në promovimin e personazheve me precedentë penalë. Autoritetet pritet të japin më shumë informacion mbi arsyet e arrestimit dhe hapat e mëtejshëm ligjorë kundër tij.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.