E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Safet Gjici mbetet në burg
Lajme

Safet Gjici mbetet në burg

Safet Gjici, ish-kryebashkiaku i Kukësit, do vazhdojë të mbetet në burg. Gjykata e Posaçme e Apelit nuk ka pranuar kërkesën e tij për një masë sigurie më të butë.

Po ashtu nuk është pranuar as kërkesa e Alma Kaçit për një masë tjetër sigurie.

“Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues monokratik të përbërë nga gjyqtare Saida Dollani, sot më datë 14.07.2023, zhvilloi seancë gjyqësore për çështjen penale nr. 32 akti, datë 10.07.2023 regjistrimi, regjistruar mbi ankimin e personave nën hetim S.Gj., A.K., ndaj vendimeve nr. 73, datë 24.06.02023 dhe nr. 74, datë 26.06.2023 (mbi caktimin e masave të sigurimit personal) të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar dhe vendosi:

– Miratimin e vendimit nr. 73, datë 24.06.2023 dhe të vendimit nr. 74, datë 26.06.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar në lidhje me të hetuarin S.Gj.

– Mospranimin e ankimit të paraqitur nga e hetuara A.K. nëpërmjet mbrojtëses së zgjedhur ndaj vendimit nr. 74, datë 26.06.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar,” thuhet në njoftimin zyrtar.

Vetë Alma Kaçi, duke dalë nga gjykata, u kap me gazetarët.

“S’keni ndonjë gjë më të rëndësishme për t’u marrë,” deklaroi ajo kur shoqërohej nga policia drejt makinës.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.