E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Saimir Kodra flet për përgjimin e pedagogut që kërkonte seks: I kërkova të…
Lajme

Saimir Kodra flet për përgjimin e pedagogut që kërkonte seks: I kërkova të…

Pas denoncimit të skandalit nga emisioni “Stop”, policia e Elbasanit ka ndaluar pedagogun Denis Himçi. 36-vjeçari, pedagog në Universitetin “Aleksandër Xhuvani”, akuzohet për ushtrim ndikimi të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike dhe korrupsion pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike.

Saimir Kodra ka treguar detaje se si rra në “rrjetë” pedagogu.

“Është një përgjim që studentja e bëri me ndihmën tonë. Nuk është e vemtja histori në universitetet tona. Njerëzit pyesin sa e ka provokuar vajza, etj… Gjëja e parë që kam çuar studenten, i kam thënë do vishesh me xhinse e bluzë. I erdhi shpirti në majë të hundës asaj dhe erdhi na tha. Kodi i veshjes nuk ka qenë provokativ, në verë ka qenë me bluzë të gjatë. Në fillim të bisedës, janë dhe dy vajza që thotë ai se me këto mbarova punë. Ai thotë që unë nuk e bëjë për lekët. Tek kjo me sa duket ka këtë pjesën e kësaj bukurisë, po i ble unë dhe parfumin asaj pedagoges tjetër.”

Sipas Saimir Kodrës video është bërë në fund të sezonit akademik.

“Në harkun e një jave, ka qenë fundi i sezonit akademik. Vajza ka disa provime, nuk dua që të nxjerr informacione. Kjo vajzë nuk ka provokuar, organet kompetente kur të vijnë unë, do t’iu vë gjithë materialin në dispozicion. Ndërmjetës ka qenë një shoqe tjetër, njihej mes studentëve ky. Vajza ka patur një konsulencë nga ana jonë që të mos provokonte.

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.