Saimir Kodra vë në siklet , Big Brother-in dhe Egla Cenon
Pak ditë më parë, aktorja Egla Ceno hodhi akuza mbi moderatorin e emisionit investigativ Stop, Saimir Kodra, duke thënë që e ka ngacmuar seksualisht kur është paraqitur vite më parë për të kërkuar një vend pune.
Kjo deklaratë bëri bujë kudo në media dhe rrjetet sociale të cilat i dhanë zë deklaratës së saj brenda shtëpisë së Big Brother Vip.
Menjëherë pas deklaratës pati një reagim nga ana e moderatorit Saimir Kodra, i cili u shpreh se ka paditur penalisht aktoren Egla Ceno.
Ndër rreshta ai u shpreh: Nuk e njoh, nuk e kam parë kurrë në jetën time.
Saimir Kodra, në hyrje të emisionit “STOP”, ka folur për herë të parë pasi Egla Ceno u shpreh se ai i ka kërkuar para shumë vitesh të kryenin marrëdhënie seksuale në këmbim të një vendi pune.
“Do bëj një reagim shumë të shkurtër. Zonja që ka dhënë një deklaratë të tillë ka kaluar gjithë kompetencat e një reality show, duke përmendur një person që nuk është aty (prezent). Nuk dua t’i përgjigjem asaj, sepse e vetmja përgjigje për këtë aktore të dobët në një skenar po aq të dobët në atë reality show…do të jepet në gjykatë, ku unë do të jap argumentet e mia. Nga sot, kjo deklaratë e saj është një gjykatën penale”.
Më tej, pasi ia ngatërroi mbiemrin, Kodra tha: “Ajo ka barrën e provës për të mbledhur gjithë materialet që të vërtetojë që këtu e 25 vjet përpara, (unë) jo me këtë mjekër dhe jo me këto syze, i kam kërkuar afera seksuale në këmbim të një pune”.
Ai theksoi se kanë qenë moshatarë.
“Unë s’di të kem punuar ndonjëherë as drejtor i burimeve njerëzore që të punësoja njerëz, as recepsionist. Kam qenë moderatorp i thjeshtë i një emisioni që quhej “Radio Mania”. Është vënë në mes dinjiteti njerëzor. Kjo është një çështje penale për zonjën, por edhe për televizionin ku ajo e ka thënë atë deklaratë”.
Saimiri risolli edhe vitet kur punonte në “Radio Mania”, ku tregonte kolegët me radhë, duke shtuar se ai nuk mund të merrte në punë njerëz. Kodra përsëriti se Egla është një “aktore e dobët” e cila po luan një skenar të rëndomtë dhe të pistë.
“Për sa kohë gjykata do të flasë, unë nuk do të merrem më dhe për më tepër, të harxhoj minutat e shtrenjta të këtij emisioni, i cili flet për hallet dhe shqetësimet e njerëzve. Kam qenë dhe do të jemi gjithnjë krah grave që dhunohen, bullizohen, molestohen dhe ngacmohen seksualisht, me fakte dhe me prova, siç kemi bërë gjithmonë”.
Reagimi i tij vjen pasi Egla Ceno, në një bisedë me Julia Ilirjanin akuzoi Saimir Kodrën, duke i përmendur thjesht mbiemrin dhe ka nënkuptuar se ai i ka kërkuar favore seksuale në këmbim të një pune. Egla u shpreh se ishte ende studente në Akademinë e Arteve kur ka ndodhur kjo ngjarje.
Mbrëmë gjatë spektaklit, pas masave të marra nga ana e moderatorit, duke e paditur aktoren është hapur si diskutim.
Për tu shfajësuar dhe për të hequr nga vetja përgjegjësitë se si një personazh në Big Brother përmend njerëz të tjerë të njohur jashtë programit, e kanë trajtuar sonte gjatë spektaklit këtë temë duke bërë që Egla Ceno të marrë të gjitha përgjegjësitë për një deklaratë të tillë.
Pasi gënjeu publikisht, Egla Ceno shfajësohet duke thënë që merr përgjëgjesitë për atë që ka nxjerrë nga goja.
Më tej ka shtuar se nuk ka asnjë provë për akuzat që ka bërë.
Në fakt është abuzive dhe e turpshme që të akuzohet një personazh që ka një karrierë të gjatë televizive, që prej vitesh është një nga figurat më të njohura të ekranit , për ngacmim seksual pas pasur asnjë provë.
Këtë e bën në një spektakël televiz, si Big Brother Vip, duke thyer rregullat, duke përmendur emra të tjerë të personazheve publike, dhe duke hedhur akuza të pabvazuara në prova.
Vetë Big Brother Vip është distancuar nga këto akuza të Eglës duke thënë se aktorja po tregon se do të mbajë ajo përgjegjësi për deklaratat dhe akuzat që ka hedhur ndaj moderatorit të njohur Saimir Kodra.
Tashmë mbetet për tu parë se çfarë do të thotë Egla Ceno para gjykatës.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



