E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Saimir Tahiri flet pas seancës: Kallëzimi ndaj Habilajve nisi nga…
Lajme

Saimir Tahiri flet pas seancës: Kallëzimi ndaj Habilajve nisi nga…

Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri pas daljes nga Gjykata e Krimeve të Rënda ka deklaruar se akuzat e Prokurorisë janë hedhur poshtë me provat që janë dërguar në Shqipëri nga prokuroria e antimafias e Italisë.

Tahiri tha se pretendimet e prokurorisë janë absurde, pasi sipas tij hetimet për bandën e Habilajve ka nisur në vitin 2016 nga efektivet që akuzohen sot nga organi akuzës.

 

Më tej ish-ministri tha se janë aq absurde pretendimet pasi i bie që kanë denoncuar “anëtarët e bandave me njeri-tjetrin”.

Deklarat e ish-ministrit Tahiri:

Jo pa shkak nuk kam bërë mbrojtjen time në këto dy vite sepse kam dashur të respektoj drejtësinë deri në fund. Jo pa shkak dhashë dorëheqjen, jo pa shkak kam hezituar t’i përgjigjem një për një të gjitha akuzave të gënjeshtra të shpërndara nga Prokuroria nëpër media, duke mbajtur baltën në kurriz, por duke pasur shpresën se e vërteta do dali në dritë. Ju dëgjuat në sallë të gjithë argumentimin tim dhe t Maksit për sa gënjeshtra janë thënë gjatë gjithë kësaj kohe që ishin shumë kollaj të verifikueshme nga Prokuroria.

Unë akuzohem që jam pjesë e një grupi të strukturuar kriminal për trafikimin e  drogës bashkë me disa policë që siç e patë dhe ju me prova nuk kanë qenë në detyrë as si policë në Vlorë gjatë kohës që është bërë ky trafikim. E patë dhe vetë që edhe kur kanë shkuar në detyrë, këta policë ishin në varësi time, që sot janë të akuzuar, kanë denoncuar me emër dhe mbiemër Habilajt dhe ky procedim penal që unë jam sot është nisur nga policët që kanë qenë në varësinë time dhe që tani janë të proceduar bashkë me mua. Ato që pretendon Prokuroria janë gënjeshtra sa edhe po nuk mjaftoi fjala ime për ta thënë, është bvendimi i Prokurorisë antimafias së Italisë dhe Gjyakta e Italisë që i dallon të tilla, si gënjeshtra dhe sot u provuan që janë gënjeshtra me prova që nuk i kundërshton dot njeri as në mënyrë shkencore dhe as me logjikën e thjeshtë.

Zoti Tahiri Prokuroria deklaroi që Moisi Hbilaj ka dërguar në Itali një skaf me të cilin ju keni udhëtuar dhe atje ka paguar para për riparimin e skafit. a keni ju një shpjegim për këtë?

Prokuroria pretendon këtë dhe kjo është një gënjeshtër dhe këtë e thotë edhe Prokuroria Italiane që është një gënjeshtër duke sjellë mijëra fletë prova, tani si t’ia bëj unë që Prokuroria italiane thotë janë gënjeshtra, i sjell këtu zyrtarisht në Shqipëri dhe kjo shqiptare thotë që ta hedhim njëherë në treg. E vërteta ime është fare e thjeshtë e provuar me letra e fakte aq kokëforte sa askush nuk i del dot përballë. Si të them unë  që këta policët që akuzohen sot me  mua janë policët që kanë denoncua Mosi Habilaj në Prokurori, si të them unë që këta policët që akuzohen sot janë policë që kanë denoncuar që në 2016 Habilajt dhe këta janë pjesë e grupit? si i bie ne anëtarët e grupit kemi denoncuar njëri-tjetrin? Kjo është kaq banale.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.