E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Saimir Tahiri: Më dërgoni në burgun e Lushnjes
Lajme

Saimir Tahiri: Më dërgoni në burgun e Lushnjes

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar në muajin shkurt të këtij viti dha vendimin për ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahirin.

Gjykata la në fuqi vendimin e shkallës parë, me ndryshimin që Tahiri do të vuajë në burg dënimin me 5 vite heqje lirie.

Për shkak të uljes së dënimi, Tahiri do të kalojë në burg 3 vite e 4 muaj. Ish-ministri në bazë të procedurës, vuajti dënimin në një burg të sigurisë së zakonshme, konkretisht te burgu “313” në Tiranë, teksa më pas u transferua në burgun e Fierit.

E si duket Tahirit nuk i ka pëlqyer burgu në Fier, pasi kërkon të ndryshojë burg dhe të afrohet sa më pranë familjes.

Kërkesa e dorëzuar pak ditë më parë pranë drejtorisë së përgjithshme të burgjeve sipas burimeve të mediave synon ndryshimin e qelisë nga ai i Fierit në një burg të sigurisë së zakonshme në burgun e Kosovës në Lushnjë.

Burime për mediat bëjnë me dije se kërkesa për ndryshimin e burgut sipas kërkesës së ish zyrtarit të lartë nuk është marre ende në shqyrtim mbasi komisioni është ndarë me dy qëndrime.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.