Saimir Tahiri në “arrest shtëpie”, Kryemadhi: Drejtësia vdiq!
Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi reagoi në lidhje me vendimin e gjykatës për ish- ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri.
Kujtojmë që pak kohë më parë Kryemadhi në një studio televizive u shpreh se Tahirit do i jepet vendimi arrest shtëpie.
Ajo shkruan se gjithçka qenë e parashikuar dhe se me këtë vendim drejtësia në vend vdiq.
“E kisha thënë!
Rilindasit janë bërë shumë të parashikueshëm!
Gjithë ai nxitim; hiq, shkarko, shantazho, këtu do të dilte, për më tepër në ditën kur vëmendja e publikut është te ministri aktual dhe përgjegjësitë e tij, del në skenë ish ministri.
Një figurë e djegur, që përdoret dhe shantazhon sipas rastit ish kolegët!
Tashmë drejtësia vdiq plotësisht për t’ia lënë vendin përballjes së bandave dhe grupimeve në PS.

Tashme padrejtësia është përballë popullit , sepse drejtësia ka mbetur peng në duart e Edi Ramës dhe bandës së tij”, shkruan Kryemadhi.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



