E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Saimir Tahiri nuk do i shpëtojë drejtësisë
Lajme

Saimir Tahiri nuk do i shpëtojë drejtësisë

Çështja e Saimir Tahirit është rikthyer në vëmendje nga kreu i PD, Lulzim Basha.

Ndërsa ka shkruar në lidhje me takimin e tij në Fier, në kuadër të 27-vjetorit të themelit të PD-së, kreu i PD, Lulzim Basha nuk i ka kursyer sërish akuzat ndaj ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri.

Në një postim në faqen e tij në rrjetet sociale, Basha shkruan se Shqiptarët nuk do të lejojnë që njerëz si Saimir Tahiri ti shpetojnë drejtesisë.

“Sot me demokratët e Fierit kujtuam 27 vjetorin e themelimit të PD.
Shqiptarët nuk do të lejojnë që njerëz si Saimir Tahiri ti shpetojnë drejtesisë, ndërsa të rinj si Estref Halili të humbasin jetën në burg për një cigare hashash.

Të bashkuar e të vendosur do të ngrihemi në sheshet e protestës për ti dhënë fund kësaj qeverie ilegjitime, për të rritur ekonominë, punësimin e për të nxjerrë shqiptarët nga varfëria.”- shkruan kryedemokrati Basha në postimin e tij.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.