E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Saimir Tahiri: Ta kishin bërë si burrat, të më  kishin dënuar për trafik droge, se kështu…
Lajme

Saimir Tahiri: Ta kishin bërë si burrat, të më kishin dënuar për trafik droge, se kështu…

Ish-ministri Saimir Tahiri ka thënë se vendimi ishte qesharak. Ai në mënyrë ironike ka thënë se më mirë ta kishin dënuar për trafik droge sesa dënimin që i dhanë, ndërsa theksoi se do ta apelojë vendimin.

“Gjykata tha që nuk je trafikant, nuk je kriminel, por meqë ca kushërinj kanë përdorur emrin tënd dhe ti ishte ministër, ke shpërdoruar detyrën. Duhet të gjej rrugën që të lexoj një vendim të tillë, për mua qesharak. Do ishte shumë më fisnike, ta kishin bërë si burrat, të më kishin dënuar për trafik droge, kështu është edhe qesharake.

 

 

Sigurisht që do ta apeloj. Isha më i qartë kur hyra. Është njëlloj si të hysh në një provim, të thotë mësuesja shumë mirë je përgatitur, por do marrësh 5. Si ti’a bëj për të gjithë kushërinjtë idiotë në fis duhet të mbaj përgjegjësi. Ju falenderoj se për dy vite keni ndjekur procesin e shekullit dhe u katandis kokoshi në thelë“, ka thënë Tahiri.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.