Sako e Durrësit, çdo 6 muaj tender 193 milionë lekë për lulishtet, kur ka 120 punonjës gjelbërimi

Në këtë tender, janë vjedhur 60 milionë lekë, nëpërmjet pranimit të ofertës më të lartë dhe në vlerën 98% e fondit limit…

 Emiriana Sako, vazhdon pazaret dhe vjedhjet me tenderët.

Pazari i tenderit të radhës, që ka bërë Emiriana Sako me bizneset klienteliste, është shpallur më 7 maj 2024 në Buletinin e Prokurimeve Publike, me objekt shërbim gjelbërimi në qytetin e Durrësit, me fond limit 193 milionë lekë të vjetra me TVSH.

Emiriana e Durrësit, çdo 6 muaj tender 193 milionë lekë

Në njoftimin zyrtar të Bashkisë së Durrësit, thuhet se kompania “Albgarden Sh.p.k; me qendër në Lezhë e pronar Pjetër Trashaj, është shpallur fituese e tenderit, sepse paraqiti ofertën  më të ulët financiare.

Por dokumenti zyrtar, që ka firmosur vetë Kryetarja e Bashkisë së Durrësit, Emiriana Sako, tregon të kundërtën: Fituesi i tenderit “Albgarden Sh.p.k, është shpallur me ofertën 60 milionë lekë më tepër, se oferta më e ulët 133 milionë lekë të vjetra me TVSH, që paraqiti firma tjetër “Leon Konstruksion Sh.p.k”

Të njëjtin tender për shërbimin e mirëmbajtjes së lulishteve në qytetin e Durrësit, krye bashkiakja Emiriana Sako e bënë çdo 6 muaj, me të njëjtën vlerë fondi limit dhe ia jep të njëjtës firmë  “Albgarden Sh.p.k e me të njëjtën vlerë financiare.

Vjedhjen e maskuar si tender, e vërteton fakti që Bashkia e Durrësit ka një ndërmarrje gjelbërimi me 120 shefa, specialistë e punonjës, të cilët i kërkojnë faktikisht shërbimet, ndërsa milionat i jepen firmës private  që bën letrat sikur kryen punimet.

Me këtë tender që ka kontratë për 30 ditë, kryetarja Emiriana Sako do paguajë firmën private, me 6400 Euro në ditë nga taksat e qytetarëve të Durrësit

Publikuar nga Publik Media