E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Sako e Durrësit në gjurmët e Veliajt: 1 mln lekë 1 pemë dhe shkurre, do mbillen për 30 ditë
Denoncime

Sako e Durrësit në gjurmët e Veliajt: 1 mln lekë 1 pemë dhe shkurre, do mbillen për 30 ditë

Kryetarja e Bashkisë së Durrësit, Emiriana Sako, e cila garon edhe në zgjedhjet e 14 majit kundër Igli Carës së dyshes Berisha-Meta, po “kopjon” Erion Veliajn për propagandën e fushatës. Kronika të gatshme telvizive, pamje me regji. Sinkrone të prera, buzëqeshje, këngë dhe valle.

Por, edhe kasma e lopata për të mbjellë pemë, ashtu siç bën edhe Veliaj në Tiranë. Duket se “skenari” është përpiluar në zyrat e qeverisë qendrore, pasi njerëz të klanit Çela-Dako po drejtojnë fushatën në atë qytet. Ata kanë marrë direktiva për mënyrën e organizimit, teksa edhe Sako që është shumë serioze dhe e sertë është parë këto ditë me një buzëqeshje fallse. Por, pas kësaj buzëqeshje dhe lopatash, po hidhen miliona lekë para publike, vetëm e vetëm që ata të duken bukur në kronikat që përgatisin vetë.

Njoftimi i tenderit nga Bashkia e Durrësit, që akordon 300 milionë lekë për drurë dhe shkurre

Sipas dokumenteve që disponon BoldNews.al, Bashkia e Durrësit ka shpallur fituesin e një tenderi me objekt “gjelbërimi në qytet”. Fondi limit i kësaj procedure është 29.160.620 lekë pa TVSH, ose rreth 300 mijë euro me TVSH. Në tender kanë marrë pjesë 34 firma, ku oferta më e ulët ka qenë e firmës “AGRO – KORANI” me vlerë 21.875.000 lekë. Oferta e “ALB GARDEN” ka qenë 28.137.500 lekë, e cila u shpall edhe fituese.

Rreth❤️ 70 milionë lekë më shumë sesa oferta më e ulët. Duket se Sako dhe njerëzit e saj më shumë mendojnë për propagandën sesa për paratë e taksave, të cilat përveçse po shkojnë për një grusht njerëzish, shpenzohen për fushatën elektorale.

Bashkia e Durrësit ka akorduar 300 milionë lekë, ku parashikon të blejë 270 pemë dhe shkurre. Ose 1.1 milionë lekë 1 pemë!

Në dokumentet shoqëruese të këtij tenderi janë edhe specifikimet teknike. Bashkia kërkon të blejë 50 copë blir, 100 copë pishë, 20 palma, 50 panja, 30 oleandr. Gjithashtu edhe 20 copë shkurre oleander. Gjithsej, 270 copë pemë dhe shkurre. Nëse do të bëjmë një llogari të thjeshtë, nga fondi 300 milionë lekë, rezulton se 1 pemë ose shkurre kushton më shumë se 1.1 milionë lekë. Goxha biznes në këto kohë.

Në tender është parashikuar që të ketë edhe hidrombjellje bari apo edhe disa plehra kimikë. Por, lexoni pak edhe afatin se kur duhet të bëhen këto punë. Të gjitha për 30 ditë, pra para fushatës dhe zgjedhjeve lokale.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.