Sali Berisha flet për non gratat: Shkoni dhe pyesni Aqif Rakipin
Ish-kryeministri Sali Berisha ka folur pas shpalljes non grata nga SHBA të Aqif Rakipit dhe Ylli Ndroqit.
Teksa afrohej në hyrje të Kuvendit për të qenë prezent në seancën e sotme plenare, Berisha u kërkoi gazetarëve që për këtë përcaktim të pyesin Aqif Rakipin, pa dashur të japë më shumë komente.
“Shkoni dhe pyesni Aqif Rakipin. Ky është komenti im. Tani edhe njëherë pyesni”, tha Berisha.
Ndersa Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja ka folur shkurtimisht për mediat pas shpalljes non grata të ish-deputetit, Aqif Rakipi dhe pronarit të Ora News, Ylli Ndroqi.
“Sapo e pashë nga titra në media, ajo që është thënë, është thënë. Është e shkruara e bardha mbi të zezë”, tha Ulsi Manja, duke refuzuar t’u përgjigjet pyetjeve të gazetarëve.
Ndërsa deputetët e tjerë socialist janë shprehur se vendimet e SHBA, nuk komentohen.
“I palënkundur ndaj vendimeve të tilla”- u shpreh Eduard Shalsi.
“Si mund të komentohet një vendim i SHBA-ve”, shtoi Bledi Çuçi.
“Rakipi qytetar i lirë, shkoni pyeteni”, tha Erion Braçe.
Ndërsa deputeti Blendi Klosi refuzoi të flasë për mediat.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



